Lidhje

Në Nju Jork kujtohet poeti i shquar Ali Podrimja


Intervistë me publicistin Gjekë Gjonlekaj, një nga botuesit e veprës së poetit në Shtetet e Bashkuara

Më 21 korrik të këtij viti u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare, poeti i shquar nga Kosova Ali Podrimja, në kohën kur kishte shkuar në Francë për të marrë pjesë në festivalin e poezisë “Voix de la Méditerranée”. Vdekja e poetit u cilësua nga shumë miq, kolegë dhe përfaqësues të politikës e kulturës si një humbje e të gjithë kombit shqiptar dhe e të gjithë komunitetit letrar dhe artistik në botë. Siç ndodh me shkrimtarët, apo poetët e vërtetë, vepra e tyre mbetet pas, madje shpesh ajo rivlerësohet dhe merr dimensione të reja pas vdekjes, kur veprat e tyre vazhdojnë të ribotohen. Por me Ali Podrimen nuk ndodhi tamam kështu. Vepra e tij u vlerësua për së gjalli, si autor i 10 librave me poezi, i cili shpesh preferonte t’i recitonte poezite e tij.

Për të kujtuar Ali Podrimen dhe veprën tij, ne Universitetin Fordham të New Yorkut u organizua një pasdite kulturore. I ftuar për një bisedë në programin televiziv "Ditari" ishte organizatori i këtij aktiviteti, publicisti dhe veprimtari i komunitetit shqiptaro-amerikan, ish-gazetar i Zërit të Amerikes, Gjek Gjolekaj.

XS
SM
MD
LG