Lidhje

Një aleancë përtej partive për forcimin e zërit të gruas

  • Keida Kostreci

Që prej disa muajsh në parlamentin e Shqipërisë është krijuar Aleanca e Grave Deputete e cila synon forcimin e pozitës së gruas në politikën shqiptare, por edhe një vëmendje më të madhe për çështjet që prekin direkt gratë në përgjithësi në Shqipëri. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, deputetet Mesila Doda e Partisë Demokratike, Mimoza Hafizi e Partisë Socialiste dhe Silva Caka e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që janë drejtueset e kësaj aleance folën për objektivat dhe sfidat e kësaj aleance. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci ato argumentojnë se pse klima politike në Shqipëri do të ishte më e mirë, nëse dëgjohej më shumë zëri i grave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG