Lidhje

Alpion: Stoicizmi dhe vetëmohimi e bënë Nënë Terezën një figurë të pavdekshme

  • Laura Konda

Alpion: Stoicizmi dhe vetëmohimi e bënë Nënë Terezën një figurë të pavdekshme

Alpion: Stoicizmi dhe vetëmohimi e bënë Nënë Terezën një figurë të pavdekshme

Këtë javë, më 26 gusht do të mbushte 100 vjeç Nënë Tereza, bamirësja me origjinë shqiptare, që u bë e famshme në saje të përkushtimit ndaj të varfërve dhe të të vuajturve, atyre që jeta i privoi nga të mirat, gëzimet dhe nga dashuria. Këtë dashuri u mundua t'ua dhurojë atyre murgesha trupvogël, por me zemër të madhe, që u mjekoi plagët e trupit dhe të shpirtit, me përkushtimin e një nëne. Nënë Tereza ja dedikoi jetën e saj të varfërve dhe të vuajturve me një vetëmohim dhe përkushtim që e bëri atë unike. Madje sot ajo është bërë pikë referimi për cilindo që ka dëshirën e mirë të japë kontribut humanitar. Për të diskutuar më gjerë për figurën e Nënë Terezës, Zëri i Amerikës intervistoi studjuesin dhe autorin e disa librave, profesorin e Universitetit të Birmingamit, Gëzim Alpion.

XS
SM
MD
LG