Lidhje

Shqipëri, dhuna ndaj fëmijëve


Dhuna ndaj fëmijëve shqiptarë vazhdon të përhapet në familje dhe në shkolla, megjithë masat dhe reformat sociale. Linja Kombëtare për Këshillimin e Fëmijëve bëri sot të ditur se në 5 vjetorin e themelimit të saj ka pritur mbi 530 mijë telefonata nga fëmijët, që denoncojnë vetë dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj tyre në shtëpi dhe në shkollë.
Të drejtat e fëmijëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:50 0:00

Një pjesë e madhe denoncimesh i përkasin rasteve kur fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në shkollë dhe ndaj pjestarëve të tjerë në familje.

Veprimtarët thonë se shifrat janë në rritje si për dhunën në familje dhe në shkollë, konflikte me mësuesit dhe me bashkëmoshatarët, konflikte pas divorcit të prindërve.

Drejtuesja e projektit Rezarta Gjalpi thotë se Linja e Këshillimit ka zgjidhur mbi 13 mijë e 100 çështje të raportuara nga vetë fëmijët, që lidhen me dhunën fizike dhe abuzimet seksuale dhe emocionale me ta.

Fëmijët janë shpesh viktima të dhunës fizike, janë dëshmitarë të dhunës midis antarëve të familjes, por ata janë shumë shpesh edhe viktima të varfërisë në familje, ku prindërit i punësojnë.

Sipas një studimi nga INSTAT dhe ILO, shfrytëzohen për punë në Shqipëri rreth 57 mijë fëmijë, ose mbi 8 për qind e fëmijëve shqiptarë nga 5-17 vjeç. Veprimtarët janë të shqetësuar se askush nuk dënohet për këtë shfrytëzim të fëmijëve, që shkel ligjin dhe të drejtat e tyre.

Studimi zbuloi se gjysma e fëmijëve të punësuar veprojnë në kushte të rrezikshme dhe me orare të tejzgjatura. Një e treta e fëmijëve të punësuar janë të moshave 5-13-vjeç, për të cilët ndalohet punësimi me ligj.

Drejtuesi i Qendrës Shqiptare për të drejtat e fëmijëve Altin Hazizaj thotë se ky punësim i fëmijëve në shërbime të papaguara apo dhe punë familjare është një tjetër formë dhune ndaj tyre.

Organizatat joqeveritare në mbrojtje të fëmijëve u kërkuan autoriteteve qendrore dhe vendore që të zbatojnë ligjin për eleminimin e punës së fëmijëve, të dënojnë shfrytëzuesit dhe të ofrojnë strehim dhe ushqim për ta. UNICEF dhe organizata Save dhe Children publikoi në prill një studim sipas të cilit rreth 2 mijë e 500 fëmijë në situatë rruge shfrytëzohen për shitjen e cigareve, ujit, larje makinash nëpër kryqëzime rrugësh.

Ministria e Mirëqenies Sociale ka nisur një plan për fëmijët e rrugës në kryeqytet, ndërsa mbi 1800 fëmijë të tjerë janë në situatë rruge në gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG