Lidhje

Gjykata italiane urdhëron rigjykim të çështjes së Amanda Knox-it


Amanda Knox
Amanda Knox
Gjykata më e lartë penale e Italisë ka përmbysur shfajësimin e amerikanes Amanda Knox dhe ish të dashurit të saj italian, Raffaele Sollecito, duke urdhëruar një rigjykim në rastin e vrasjes në vitin 2007 të shoqes së saj.

Knox dhe Sollecito u liruan në vitin 2011, kur gjykata e apelit përmbys vendimin për dënimet e tyre me 26 dhe 25 vjet. Të dy ende e quajnë veten të pafajëshëm.

Prokurorët u zotuan në atë kohë ta çonin çështjen në Gjykatën e Kasacionit, e cila urdhëroi një gjykim të ri.

Prokuroria ka thënë se Meredith Kercher, një studente britanike, e cila jetonte në një shtëpi me Knox, në Perugia të Itali, u vra kur një lojë seksi u kthye në dhunë.
XS
SM
MD
LG