Lidhje

Amb. Arvizu: Reforma territoriale-administrative e rëndësishme

  • Armand Mero

Në Shqipëri ambasadori i Shteteve të Bashkuara Alexandër Arvizu theksoi sot rëndësinë e realizimit të reformës territoriale-administrative si dhe asaj të decetralizimit të pushtetit vendor

Duke folur në një takim, i cili shënoi nisjen e procesit të hartimit të strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe qeverisjen vendore, e cila mbështet edhe nga USAID-i, ambasadori Arvizu theksoi se kjo strategji dhe “reforma territoriale administrative aktualisht në diskutim, do të kenë një ndikim shumë domethenës në funksionimin e qeverises vendore dhe në cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve. Reforma territoriale është më shumë se sa thjesht ndryshimi i kufijve administrativ. Ajo është e lidhur ngushtësisht me reformat e tjera funksionale”, tha ai ndërsa theksoi edhe një herë rëndësinë e dialogut konstruktiv mes palëve.

Por dialogu mes shumicës dhe opozitës për cështjen e reformës territoriale duket se ka dështuar. Pas shkëmbimit të letrave publike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, palët mbetën në pozicionet e mëparshme. Dje në parlament, kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për të ecur përpara me reformën e për ta miratuar atë brenda këtij sesioni parlamentar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG