Lidhje

Amb. Wollfarth: Shqipëria i ka mundësitë që zgjedhjet të mbahen sipas standarteve


На виборчій дільниці у Москві. 4.03.2012.
На виборчій дільниці у Москві. 4.03.2012.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth tha sot se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që zgjedhet për pushtetin vendor më 8 maj të kapin standartet e kërkuara. Sipas tij i rëndësishëm është vullneti politik, jo vetëm nga partitë por dhe nga qytetarët e komisionerët, për të cilët ai tha se duhet të qëndrojnë në qendrat e votimit e të kryejnë detyrën e tyre, ndërsa kujtoi rastet e largimeve në zgjedhjet e shkuara. Këto komente ambasadori Wollfarth i bëri në përfundim të takimit me presidentin Bamir Topi

Ndërsa fushata zgjedhore po I afrohet fundit, thirrjet për respektimin e rregullave të lojës dhe për një pjesmarrje masive të qyetarëve vazhdojnë të përsëriten, ndoshta edhe sepse klima që I ka paraprirë nuk ka qenë fort e favorshme. Për mabasadorin e Osbe-së Eugen Wollfarth, Shqipëria ka bërë shumë progres në 20 vitet e fundit që nga ardhja e demokracisë dhe nuk ka pengesa për një të ardhme të mirë nëse vetë qytetarët kontribuojnë për këtë dhe që të arrihen standartet e kërkuara, sipas ambasadorit, është I nevojshëm, në radhë të parë vullneti politik: “Eshtë e rëndësishme që të kemi një vullnet të mirë politik, dhe kjo është dicka që i takon vetëm partive politike por është dhe një vullnet politik nga ana e qytetarëve apo dhe komisionerëve që t’i shërbejnë realisht vendit”.

Dhe pikërisht për rolin e komisionerëve gjatë procesit zgjedhor, duke ju përgjigjur një pyetje lidhur me masat e marra nga Komisioni qëndror I zgjedhjeve, sic qe dhe vendimi I kundërshtuar nga opozita, për prodhimin edhe të vulave rezervë, ambasadori Ëollfarth u shpreh se fenomeni I largimit të komisionerëve nuk duhet të përsëritet: “Eshtë shumë e rëndësishme që të gjithë ata që presupozohet tu shërbejnë në qendrat e votimit dhe në komisione të qëndrojnë aty ku duhet të jenë dhe të bëjnë detyrën e tyre Eshtë shumë e rëndësishme qe të vetë qytetarët të ndërtohet besimi te sistemi, që kur të shkojnë të votojnë në qendrën e votimit ta bëjnë këtë në prani të komisionerëve. Nuk ka qenë gjithnjë kështu në të kaluarën. Ka patur raste kur komisionerët janë larguar gjë që nuk duhet të ndodhë akoma e në raste të tilla duhet të merren masa korrigjuese të cilat po meerren dhe mua me duket një përgatitje me vend”

Ambasadori Wollfarth bëri komentet e tij edhe rreth situatës së krijuar për mbulimin mediatik dhe përdorimin nga ana e subjekteve apo kandidave të kasetave të përgatitura prej tyre. Sipas tij respektimi i lirisë së shypit është mjaft e rëndësishme dhe mbështeti idenë se duhet të jenë gazetarët ata që të ndjekin fushatën e jo të përdorin lajme nga të tjerët.

Ambasadori Wollfarth foli pas një takimi që ai pati sot me presidentin Bamir Topi ku dhe një herë është vënë theksi te domosdoshmëria e një procesi sa më të qetë e te arritja e standarteve demokratike në përputhje me rekomandimet e OSBE/Odihr.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG