Lidhje

Pushohen për drogë 6 punonjës të ambasadës amerikane në Kabul


Departamenti i Shtetit ka pushuar gjashtë punonjës të ambasadës amerikane në Afganistan, të akuzuar se kanë marrë drogë ose janë kapur me drogë. Akuzat janë shumë shqetësuar duke pasur parasysh përpjekjet disa-vjeçare amerikane për të luftuar prodhimin e opiumit në Afganistan.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se punonjësit e ambasadës u pushuan, ndërsa disa kontraktorë humbën kontratën e punës.

Zyrtari nuk pranoi të thoshte si u hap investigimi, por sipas një artikulli në gazetën Wall Street Journal, hetimet u hapën pasi në ambjentet e ambasadës u pa një person që sorollatej në gjendje konfuzioni.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha të enjten për Zërin e Amerikës se punonjësit e pushuar “ishin gjetur me substanca të ndaluara në zotërimin e tyre, ose duke konsumuar substanca të tilla”.

Prodhimi i opiumit është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Talibanin dhe grupe të tjera kryengritëse.

Afganistani është gjithashtu eksportuesi i 90% të heroinës që qarkullon në botë. Megjithë përpjekjet globale për të luftuar trafikun e drogës, sipas Kombeve të Bashkuara prodhimi arriti nivele rekord në 2016.

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi 8 miliardë dollarë në luftën kundër drogës që nga fillimi i luftës në Afganistan në 2001.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG