Lidhje

Cështja Doshi, Ambasada e SHBA-së përshëndet veprimet e Prokurorisë

  • Armand Mero

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sot pas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme se i është drejtuar parlamentit me kërkesën për të arrestuar deputët Tom Doshi e Mark Frroku, të cilat sipas saj dyshohet se "kanë inskenuar” ekzistencën e një plani për vrasjen e deputetit Doshi dhe atë të deputetit tjetër demokrat Mhill Fufi. “SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin”, shprehet ambasada në deklaratën e saj, ndërsa shton se “ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin”, përfundon deklarata.​

Trego komentet

XS
SM
MD
LG