Lidhje

Ambasada amerikane në Tiranë: votimet ishin fitore për demokracinë


Ambasada amerikane në Tiranë: votimet ishin fitore për demokracinë
Ambasada amerikane në Tiranë: votimet ishin fitore për demokracinë

Ambasada amerikane në Tiranë i quajti votimet që sapo përfunduan në Shqipëri "një fitore për demokracinë".

"Urime për kapërcimin e vijës së finishit. Ka qenë një fitore për demokracinë shqiptare dhe popullin shqiptar," thuhej në një deklaratë të ambasadës.

"Teksa të dyja palët pretendojnë fitoren, është posaçërisht e rëndësishme të pritet që rezultatet të certifikohen në përputhje me Kodin Zgjedhor. Pozicioni ynë është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë," thuhet në deklaratë.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, shprehu interesim të veçantë për këto zgjedhje duke vëzhguar personalisht procesin e votimit në Tiranë.

XS
SM
MD
LG