Lidhje

Ambasada e SHBA i bashkohet zërave që dënuan komentet e Zëvendës Minisrit të Mbrojtjes

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Tiranë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu bashkua sot zërave të cilët dënuan komentete e zëvendës minisrit të Mbrojtjes Eqerem Spahiu kundër komunitetit homoseksual në Shqipëri

Në një deklaratë të saj dënohet “retorika që nxit trajtimin diskriminues apo dhunën kundrejt individëve LGBT (lesbikë, gay, biseksualë dhe transgjinorë) ndërsa shprehet se “mirëpret deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha, Avokatit të Popullit Igli Totozani, dhe Komisioneres Kundër Diskriminimit Irma Baraku që përkrahin të drejtat e individëve LGBT si të drejta të njeriut dhe mbështesin historinë e Shqipërisë me tolerancën”.

Ambasada vazhdon më tej duke shtuar se beson se “deklaratat e qeverisë shqiptare ofrojnë një mundësi për diskutime të hapura lidhur me të drejtat universale të njeriut dhe sfidat me të cilat përballet bashkësia LGBT në Shqipëri”.

Ambasadori u takua me aktivistë LGBT, Avokatin e Popullit, e anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare sot për të ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj mbështetjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Një ditë më parë edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dhe ambasadorët e vendeve anëtare dënuan komentet e zëvendësministrit Spahia duke i kujtuar Shqipërisë angazhimet e marra prej saj edhe në kuadër të zbatimit të 12 prioriteteve të përcaktuara nga Brukseli për dhënien e Statusit të vendit kandidat.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG