Lidhje

Ambasada e SHBA-së hedh poshtë deklaratën e Berishës


Ish kryeministri akuzoi motrën e ministres Kodheli, punonjëse në misionin amerikan të asistencës në Drejtësi, Opdat, se ka ndërhyrë “për të kërkuar arrestimin e gjeneralit Gjoka”. Ambasada: “Jemi të skandalizuar”.
Në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh “e skandalizuar” lidhur me një deklaratë të bërë gjatë seancës së sotme të ish kryeministrit Sali Berisha në të cilë përmendej një punonjëse e ambasadës se kishte ndërhyrë në një cështje hetimi penal në proces.
Deklarata e zoti Berisha i referohej arrestimit të pak ditëve më parë të gjeneralit të lartë të ushtrisë shqiptare Syrja Gjoka, ish komandant i Brigadës Logjistike, duke akuzuar ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se “ka nisur motrën në emër të Opdatit, duke folur në emër të misionit, duke u bërë presionin më të jashtëzakonshëm prokurorëve, që o Syrja Gjoka në litar ose ose ju do humbisni se kështu është vendosur”. Opdat, është mision i Departamentit amerikan të Drejtësisë i cili jep asistencë institucioneve shqiptare, ku motra e ministres Kodheli punon prej shumë vitesh.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga ambasada amerikane pretendimi i zotit Berisha “është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë. Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të intengritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje Z. Berisha të reflektojë për sjelljen e tij”, përfundon njoftimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG