Lidhje

Ambasada e SHBA-së përshëndet qeverinë Rama


Deklarata e përfaqësisë diplomatike në Tiranë vlerëson numrin e lartë të grave në ekzekutiv

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara përshëndeti sot përbërjen e kabinetit të ri qeveritar të prezantuar dy ditë më parë nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama.

Në një deklaratë të shpërndarë pasdite ambasada amerikane vlerëson përfaqësimin në një numër të lartë të grave, gjashtë të tilla, në kabinetin e ri “dhe caktimin e tyre të propozuar në dikastere kyçe. Përfshirja e ministreve pasqyron një hap pozitiv drejt barazisë më të madhe gjinore brenda udhëheqjes politike të Shqipërisë”, shprehet ambasada.

Përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë shton gjithashtu se “pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, shumë prej të cilëve kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara, në zbatimin e axhendës së tyre të reformave për të arritur synimet e Shqipërisë për integrim më të madh euro-atlantik”, shkruhet në deklaratë ndërsa nënvizohet gjithashtu se ajo pret “me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha partitë e përfaqësuara në parlamentin e Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG