Lidhje

Ambasadori amerikan kërkon takim me Timoshenkon

  • Zëri Amerikës

Ambasadori amerikan kërkon takim me Timoshenkon

Ambasadori amerikan kërkon takim me Timoshenkon

Ambasadori amerikan në Ukrainë i kërkoi Ministrisë së Jashtme të këtij vendi t’i krijojë mundësi të takohet me udhëheqësen e burgosur të opozitës dhe ish kryeministren Julia Timoshenko.

Kërkesa e ambasadorit Xhon Tefts i është përcjellë gjykatës së Kievit, ku zonja Timoshenko po gjykohet nën akuzat për shpërdorim pushteti. Deri tani gjykata nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Zonja Timoshenko u burgos javën e kaluar, pasi gjykatësi i çështjes tha se ajo nuk po zbatonte urdhërat e gjykatës.

Akuzat ndaj zonjës Timoshenko burojnë nga një marrëveshje që ajo nënshkroi me Rusinë në vitin 2009, pas së cilës Rusia hoqi dorë nga bllokimi i furnizimit të Ukrainës me gaz natyror. Prokurorët në Ukrainë thonë se ajo shkeli ligjin duke mos u konsultuar me qeverinë para nënshkrimit të marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar arrestimin e ish kryeministres si politikisht të motivuar dhe kanë kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm.

XS
SM
MD
LG