Lidhje

Arvizu: "Korrupsioni në Shqipëri, sfida më e vështirë".


Ambassador Alexander Arvizu
Ambassador Alexander Arvizu

Komente të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, mbi gjendjen e korrupsionit dhe informalitetit.

Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, u bëri sot thirrje zyrtarëve dhe shoqërisë shqiptare, që të ndryshojnë sa më parë gjendjen e korrupsionit. Ai tha se aktualisht, sfida më e vështirë në Shqipëri është lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit. “Korrupsioni po dëmton ekonominë, po minon shtetin ligjor, po cënon demokracinë, dhe është vjedhje që u bëhet qytetarëve punëtorë të Shqipërisë” - tha ambasadori Arvizu. Ai i bëri këto komente në një takim me nxënës të shkollave, ku ishin të pranishëm prokurori i përgjithshëm dhe ministrja e arsimit.
Korrupsioni në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:24 0:00

“Korrupsioni po shkatërron drejtësinë, rrit kostot dhe sjell shpërndarje të padrejtë të fitimeve, shkurajon investimet e huaja, u ndërron drejtimin parave publike, shkatërron besimin tek qeveria, sfidon demokracinë, vendos persona tërësisht të pakualifikuar në pozita pushteti, dhe pasuron të pandershmit në kurriz të të ndershmëve dhe personave me integritet” - tha ambasadori amerikan. Sipas tij, rruga kryesore për ta luftuar është forcimi ligjit, i gjykatave dhe prokurorëve

Sipas tij, hallka më e dobët në përpjekjet e sistemit të drejtësisë për të luftuar korrupsionin janë vetë gjykatat dhe gjykatësit e korruptuar. “Jo të gjithë janë të tillë, po nëpër gjykata një pjesë e gjyqtarëve janë të korruptuar dhe ata janë hallka më e dobët në luftën kundër korrupsionit” - tha ai. Shqiptarët janë shumë bujarë dhe gjithmonë janë gati të gostitin, theksoi ambasadori amerikan, por duhet një kufi midis bujarisë njerëzore dhe veprimeve zyrtare, që lidhen me shkresat, me faturat, me biznesin dhe me ligjin; është një gjë të paguash një kafe dhe krejt tjetër të mos paguash energjinë elektrike, sepse ke votuar për këtë apo atë parti.

“Kjo nuk është koha e Ali Pashës, kur njerëzit mund të bënin shkëmbime të tilla mallrash dhe favoresh. Shqipëria dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian dhe të gjithë qytetarët duhet të mendojnë sipas koncepteve të epokës moderne” - tha ambasadori Arvizu. Ai citoi me këtë rast një shprehje të ish-sekretarit të shtetit Xhejms Bejkër, sipas të cilit, në politikë, mos u zemëro, barazohu. “Kur bëhet fjalë për korrupsionin duhet thënë në këtë mënyrë: zemërohu dhe bëj diçka kundër tij” - tha ambasadori amerikan.

Një rrugë tjetër është rritja e transparencës nga administrata, në mënyrë që korrupsioni të shkurajohet. “Nxitim qeverinë të shtojë këto masa, që forcojnë goditjen e korrupsionit, - tha ai. - Nuk është thjesht një rryshfet në administratë, por është një mënyrë që zgjeron informalitetin në ekonomi dhe biznese. Kjo duhet t'i shqetësojë të gjithë”. Ambasadori Arvizu tha se kur dikush i jep rryshfet një zyrtari, pas kësaj nuk ka më llogaridhënie dhe shkelet ligji, ndaj kjo duhet të ndryshojë. “Nuk ka të bëjë vetëm me politikanët, me gjyqtarët apo me policët në rrugë. Jeni ju shqiptarët që dëmtoheni nga kjo dhe ju duhet ta ndryshoni këtë gjendje” - theksoi ai.

XS
SM
MD
LG