Lidhje

Presidenti Obama pret ambasadorin e ri të Kosovës, Akan Ismaili

  • Zëri Amerikës

Ambasadori i Kosovës në Uashington, Akan Ismaili, i paraqiti dje letrat kredenciale Presidentit Barack Obama. Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës, Presidenti Obama tha se pret që të punojnë së bashku për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti Obama, thuhet në njoftim, theksoi se Kosova është shtet i ri me të ardhme premtuese por mbetet shumë punë për të bërë.

Presidenti Obama, thotë njoftimi i ambasadës, u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të mbeten të përkushtuar për vazhdimin e përparimit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e tyre për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, që ajo të mund të marrë vendin që i takon në Evropë.

Ambasadori Akan Ismaili, thuhet në njoftimin e ambasadës, ritheksoi orientimin e përhershëm të Kosovës që si shtet i pavarur dhe demokratik të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie sa më të afërta me Shtetet e Bashkuara. Në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Ismaili shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Zoti Ismaili është ambasadori i dytë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG