Lidhje

Ambasadori i ri amerikan në Rusi, Majkëll McFaul

  • Zëri Amerikës

Майкл Макфол на слушаниях в Сенате

Майкл Макфол на слушаниях в Сенате

Ambasadori i ri amerikan në Rusi, Majkëll McFaul, fillon zyrtarisht detyrën të shtunën.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton drejtoi dje ceremoninë e betimit në Washington. Ajo tha se emërimi i zotit McFaul përfaqëson “një bashkëpunim më të thellë dhe lidhje më të afërta” me Rusinë, një politikë të cilën e mbështet Presidenti Obama.

Zonja Klinton përmendi një numër shembujsh përparimi në bashkëpunimin mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, përfshirë ratifikimin e Traktatit të ri Strategjik për Pakësimin e Armëve Bërthamore dhe zgjerimin rrugëve të furnizimit në Afganistan.

Që nga viti 2009, kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Obama, të dy vendet po ashtu kanë nënshkruar një pakt të ri bashkëpunimi në fushën bërthamore për synime paqësore dhe kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve më të ashpëra ndaj Iranit.

Ambasadori McFaul zëvendëson zotin John Beyrle, i cili ishte ambasador në Rusi që nga viti 2008.

XS
SM
MD
LG