Lidhje

Ambasadori Arvizu u bën thirrje partive të shfaqin bashkarisht vullnetin e mirë për zgjedhjet


Ambasadori Arvizu u bën thirrje partive të shfaqin bashkarisht vullnetin e mirë për zgjedhjet

Ambasadori Arvizu u bën thirrje partive të shfaqin bashkarisht vullnetin e mirë për zgjedhjet

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi, Aleksander Arvizu, u beri thirrje forcave politike ne Tirane qe te shfaqin bashkarist vullnetin e mire per zgjedhjet vendore. Ai deklaroi se asnje garanci dhe asnje rekomandim nuk kane me shume rendesi se sa ky vullnet i mire i paleve. Ambasadori Arvizu tha nga ana tjeter se SHBA do te japin cdo ndihme qe kerkohet per te zbardhur ngjarjen e 21 janarit.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha mbrëmë se demokracia shqiptare po ecën, dhe mund të funksionojë akoma më mirë nëse forcat politike veprojnë me vullnetin e mirë. Ambasadori amerikan i bëri këto komente i ftuar në programin Top Story të televizionit Top Channel, ku dha mendimet e tij mbi zhvillimet politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve vendore. Ambasadori Arvizu tha se “partitë politike shqiptare vërtet nuk përmbushën rekomandimet e ODIHR/OSBE, por këshillën për vullnet të mirë mund ta përmbushin brenda ditës”.

Ambasadori amerikan tha se “do të ishte shumë mirë nëse partitë do të publikonin një deklaratë të përbashkët ku të shprehnin dëshirën e mirë” dhe ndihmesën e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Por ata kërkojnë garanci nga njëri-tjetri, ndërkohë që të gjitha këto garanci varen nga vullneti i mirë i tyre”, tha ai.

Ambasadori i SHBA tha se qeveria amerikane ka dhënë 360 mijë dollarë në mbështetje të koalicionit të vëzhguesve vendorë dhe po studion vendosjen e një këshilltari amerikan krahas një europiani pranë Komisionit Qendror të zgjedhjeve.

Ai hodhi poshtë si të pavërteta komentet se ndaj vëzhguesve të ODIHR-it po bëhet presion. “Ata janë profesionistë që bëjnë punën e tyre në ndjekjen e procesit zgjedhor, dhe ato që thuhen për presione janë të pabazuara” - theksoi amabasadori Arvizu.

Po ashtu ai shfaqi vendosmërinë amerikane për të mbështetur prokurorinë në zbardhjen e ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit në kryeqytet, me ekspertë, hetues dhe pajisje. Ambasadori Arvizu tha se “do të bënte të gjitha përpjekjet që dosja e 21 janarit të mos zvarritet si ajo e Gërdecit”.

XS
SM
MD
LG