Lidhje

Ambasadori i Turqisë kthehet në Uashington

  • Zëri Amerikës

Ambasadori i Turqisë në Shtetet e Bashkuara u nis sot për në Uashington, një muaj pasi ishte kthyer në atdhe si protestë ndaj votimit në Kongresin amerikan lidhur me masakrën kundër armenëve në Turqi gjatë luftës së parë botërore.

Para nisjes për në Uashington, ambassadori Namik Tan tha se Amerika e kuptoi mesazhin e Turqisë dhe u përgjigj në mënyrë të kënaqëshme.

Zoti Tan u kthye në atdhe kur një komision i Kongresit amerikan miratoi një rezolutë në të cilën quhej genocid vrasja e 1,5 milion armenëve nga forcat e Turqisë osmane. Turqia e dënoi rezolutën duke thënë se në të Turqia akuzohej për një krim që nuk e kishte kryer.

XS
SM
MD
LG