Lidhje

Ambasadori Lu flet për dekriminalizimin


Intervistë për Zërin e Amerikës. Ambasadori amerikan në Shqipëri, flet dhe rreth nismës për ndalimin e hyrjes në SHBA të zyrtarëve të korruptuar dhe reformën në Drejtësi

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, vlerëson procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, nga persona me të kaluar kriminale, pavarësisht se në to kanë mbetur ende të tillë. Në një intervistë eskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan, jep konsideratat e tij për fushatën zgjedhore. Ai flet dhe për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Lu komenton dhe procesin e reformës në Drejtësi, rëndësinë e saj dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.

Intervistën e plotë me ambasadorin amerikan do të mund ta ndiqni në emisionin "Ditari" të Zërit të Amerikës, në orën 18.00.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG