Lidhje

Ambjentalistët përleshen me policinë në Francë


Ambjentalistët përleshen me policinë në Francë
Ambjentalistët përleshen me policinë në Francë

Në Francë, policia u përlesh sot me rreth 300 protestues pranë qytetit Valogne, në krahinën veriore të Normandisë që kishin dalë për të kundërshtuar transferimin tepër të debatuar të uraniumit të riciklueshëm për në Gjermani.

Protesuesit ishin anëtarë të organizatës “Stop Castor”, që thonë se do të bëjnë gjithçka të mundur për të mos lejuar dërgimin e mbetjeve radioaktive në destinacion.

Zyrtarët e hekurudhave thanë se për të arritur synimin e tyre protestuesit kishin dëmtuar shinat me një mjet te posaçëm. Rreth 150 tonë uranium i riciklueshëm kishte si desinacion qytetin gjerman të Gorlebenit.

Kompania bërthamore shtetërore franceze e Areva këmbëngul se transferimi me tren i mbetjeve kryhet plotësisht sipas standarteve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG