Lidhje

Popullsia amerikane u rrit rreth një për qind


Zyra e Regjistrimit të popullatës në Shtetet e Bashkuara thotë se popullsia amerikane u rrit diçka më pak se një për qind gjatë vitit të kaluar dhe do arrijë në 320.090.857 banorë në Vitin e Ri.

Popullsia në SHBA është në rritje, pasi ka një lindje çdo tetë sekonda dhe çdo 33 sekonda arrin një imigrant i huaj. Kjo ia kalon ritmit të vdekjeve që ndodhin çdo 11 sekonda.

Shtetet e Bashkuara ka popullsinë e tretë më të madhe në botë, por është shumë prapa Kinës, e cila ka 1 miliard e 360 milion banorë dhe Indisë me 1.25 miliardë banorë.

Ekspertët e regjistrimit vlerësojnë se popullsia e botës do të arrijë në 7 miliard e 210 milion njerëz në fillim të vitit të ri.

XS
SM
MD
LG