Lidhje

SHBA: Presidenti Obama kërkon bashkëpunim nga Kongresi

  • Zëri Amerikës

SHBA: Presidenti Obama kërkon bashkëpunim nga Kongresi

SHBA: Presidenti Obama kërkon bashkëpunim nga Kongresi

Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar nga Kongresi të bashkëpunojë me administratën për të ndihmuar të papunët, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve të së martës.
Sot presidenti Obama tha në fjalimin e tij javor në internet se anëtarët e Kongresit mund të ushtrojnë një ndikim të menjëhershëm duke miratuar vazhdimin e shkurtimit të taksave për familjet e klasës së mesme, dhe shtyerjen e taksave të bizneseve që bëjnë shpenzime për zgjerim operacionesh.
Presidenti tha se një partneritet funksional në Kongres është i rëndësishëm për t’u siguruar të rinjve qasje në trajnime dhe për përmirësimin e infrastrukturës së vendit.
Presidenti Obama tha është detyra e Kongresit për të punuar si një organ i vetëm për të mirën e vendit, dhe për këtë arsye ai shprehet se komentet e fundit të republikanëve janë shqetësuese.
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve John Bejnër tha se tani “nuk është koha për kompromis.” Ndërkaq, udhëheqësi i republikanëve në senat Miç Mekonëll tha se qëllimi kryesor është mundja e zotit Obama në zgjedhjet e vitit 2012.
Në fjalimin javor të republikanëve sot, zoti Bejnër tha se presidenti Obama ka dështuar në përmbushjen e premtimit për ndryshim që bëri në fushatën e zgjedhjeve.
Zoti Bejnër, i cili mund të bëhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuese nëse republiklanët fitojnë shumicën e vendeve, tha se ai është në favor të shkurtimit të shpenzimeve dhe uljes së taksave.

XS
SM
MD
LG