Lidhje

American Idol zgjedh 13 finalistë nga 24 konkurrentë

  • Zëri Amerikës

American Idol zgjedh 13 finalistë nga 24 konkurrentë

American Idol zgjedh 13 finalistë nga 24 konkurrentë

Në Hollivud, skena e shfaqjes American Idol u qetësua disi mbrëmë pas reduktimit të konkurrentëve nga 24 në 13 finalistë.

Katër finalistë janë nga Kalifornia, dy nga Nju Jorku dhe dy nga Tenesi.

Dhjetë nga finalistët kaluan në raundin e fundit të shfaqjes përmes votave të marra nga shikuesit.

Juria e përbërë nga Randy Jackson, Jennifer Lopez dhe Steven Tyler zgjodhi tre finalistët e tjerë.

Konkurrentët u mbajtën në ethe ndërkohë që në shfaqjen e drejtëpërdrejtë pas një reklame, Jennifer Lopez tha se juria kishte nevojë edhe për dy minuta për të marrë vendimin – kohë e mjaftueshme për kanalin Fox të transmetonte videon e saj të re muzikore.

XS
SM
MD
LG