Lidhje

Myslimanët amerikanë kundër terrorizmit


Thirrja e fundit kandidatit republikan për president, Donald Trump për të ndaluar muslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ka nxitur myslimanët amerikanë që t’i kujtojnë kandidatit favorit republikan se edhe ata do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Megjithëse shumë amerikanë pyesin pas çdo sulmi terrorist se pse myslimanët amerikanë nuk dënojnë terroristët që vrasin njerëz të pafajshëm, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Anush Avetisyan njofton nga një xhami afër Uashingtonit, se kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë:

"Ne jemi pjesë e këtij komuniteti në Amerikë. Ne jemi pjesë e shoqërisë dhe historisë amerikane", - thotë një banor.

Në Shtetet e Bashkuara jetojnë rreth 7 milionë myslimanë, qindra prej tyre luten çdo ditë në këtë xhami në Virxhinia, pranë kryeqytetit të vendit, Uashington. Të premteve, rreth 2000 besimtarë marrin pjesë në lutje. Mes tyre ka emigrantët të rinj, amerikanë të brezit të parë, të dytë dhe të tretë.

Shumë prej tyre, thonë se sulmet e fundit terroriste të organizuara ose të frymëzuar nga Shteti Islamik kanë qenë sfiduese për myslimanët dhe përpjekjet e tyre për t'u integruar në shoqërinë amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.

Shumë myslimanë të cilët kanë lindur, janë rritur, dhe janë arsimuar në Shtetet e Bashkuara ndjejnë një detyrim për të luftuar përhapjen e ideve radikale në mesin e anëtarëve të komunitetit mysliman.

Anëtarët e Qendrës Islamike të Virxhinias veriore thonë se duhet të bëhen përpjekje për të afruar me komunitetin njerëzit e vetmuar dhe të izoluar që mund të radikalizohen me lehtësi dhe mund të bëhen terrorist:

"Duhet të kemi komunitete gjithëpërfshirëse që bashkojnë të rinjtë, që kanë mesazhe pozitive dhe duhet të sigurohemi që të rinjtë të kenë një vend pune dhe të kenë një rol në shoqëri në mënyrë që ata të mos bëjnë një jetë të ndarë dhe të izoluar".

"Unë besoj se ne kemi nevojë për më shumë zëra nga komuniteti mysliman, për të treguar solidaritet dhe mbështetje për fenë tonë e cila po keqpërdoret nga grupe të gabuara njerëzish, që nuk kanë lidhje me fenë islame".

"Grupe të caktuara njerëzish janë duke u përpjekur të përdorin fenë tonë për qëllimet e tyre. Roli ynë është ttë paralajmërojmë komunitetin tonë në përgjithësi dhe amerikanët mbi këtë problem".

Anketat dhe studimet e viteve të fundit tregojnë se myslimanët u kanë dhënë ndihmë të rëndësishme forcave të zbatimin e ligjit në gjetjen e të dyshuarve për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara.

Një studim i organizatës "Pew" zbuloi se afërsisht gjysma e myslimanëve amerikanë thonë se udhëheqësit e tyre fetarë nuk janë duke folur mjaft kundër ekstremizmit islamik.

"Udhëheqësit myslimanë kanë heshtur për një kohë të gjatë. Tani është koha të rimarrim fenë tonë nga njerëzit që e kanë rrëmbyer atë. Mos angazhimi ynë në këtë drejtim po bënë bujë gjithnjë e më të madhe".

Udhëheqësi i Qendrës Islamike thotë se lutjet dhe të gjitha aktivitetet e xhamisë transmetohen drejtpërdrejt në internet dhe mund të gjenden në faqen e internetit të qendrës, në përpjekje për të arsimuar njerëzit mbi fenë islame.

XS
SM
MD
LG