Lidhje

Ushtari amerikan do të pranojë fajësinë


Avokatët e një rreshteri të ushtrisë amerikane të akuzuar për vrasjen me paramendim të 16 civilëve afganë vitin e kaluar, thonë se ai do të pranojë se është fajtor, për të shmangur dënimin me vdekje.

Avokati John Henry Browne tha se klienti i tij, rreshteri Robert Bales, do të pranojë se është fajtor për vrasje të paramenduar në seancën e ardhshshme gjyqësore që do të mbahet më 5 qershor në Seattle të Washingtonit.

Vendimi për dënimin e tij pritet të jepet në shtator dhe atëherë do të përcaktohet edhe në se ai do të jetë ndodnjëherë i ligjshëm për t’u liruar nga burgu. Krimi ndodhi në mars të vitit të kaluar dhe mes 16 të vrarëve, 9 ishin fëmijë.

Ushtria amerikane tha se ky veprim i tij ishte sulm hakmarrës për një sulm me bombë ndaj ushtarëve amerikanë. Avokati i rreshterit Bale thotë se klienti i tij po kryente shërbimin për herë të katër në fushën e betejës dhe se ia vuante nga stresi post-traumatik dhe nga pasojat e tronditjes që kishte pësuar në kokë.
XS
SM
MD
LG