Lidhje

Amerikanët të shqetësuar për sigurinë


Uashingtoni është këtë javë më i qetë se zakonisht për shkak të festës së Falenderimeve, megjithëse për amerikanët në gjithë vendin janë shtuar shqetësimet për kërcënime të mundshme terroriste. Sondazhe të reja nga ABC news dhe Washington Post tregojnë një elektorat që gjithnjë e më shumë po përqendrohet tek çështjet e sigurisë pas sulmeve vdekjeprurëse të Shtetit Islamik në Paris:

Mes masave të intensifikuara të sigurisë nga Brukseli në Nju Jork, Presidenti Barack Obama e ashpërsoi tonin ndaj Shtetit Islamik:

“Do t’i shkatërrojmë. Do ta rimarrim territorin që kontrollojnë aktualisht. Do t’ua presim burimet financiare, do të asgjësojmë udhëheqësit e tyre dhe do t’i ndërpresim burimet e furnizimit dhe përfundimisht do t’i shkatërrojmë”.

Një anketë e re tregon se 28 për qind e amerikanëve e radhisin terrorizmin si çështjen kryesore në garën presidenciale të vitit të ardhshëm. Vetëm ekonomia është më prioritare me 33 për qind. Anketa tregon se shumica mbështet intensifikimin e goditjeve ajrore kundër Shtetit Islamik, si edhe shtimin e forcave tokësore në terren. Gjithashtu shumica janë kundër pranimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara:

“Pa diskutim që unë do të krijoj një regjistër me të dhënat e atyre që vijnë nga Siria, nëse nuk e frenojmë dot ardhjen e tyre”.

Trajtimi i azilkërkuesve sirianë ishte një çështje që shpërtheu në fushatë:

Donald Trump:

“Nëse unë fitoj, ata do të kthehen mbrapsht. Nuk mund t’i pranojmë”.

Hillary Clinton:

“Nuk duhet të ndihmojmë në rekrutimin e Shtetit Islamik dhe të tjerëve, duke vepruar sikur synimi ynë është të mbyllim kufijtë”.

Këtij mesazhi i është bërë jehonë edhe nga administrata e Presidentit Obama, ndërsa përpiqet të qetësojë një publik të alarmuar.

Nënpresidenti Joe Biden:

“Për momentin, refugjatët presin 18-24 muaj ndërsa bëhet procesi i kontrollit. Ndryshe nga ç’ndodh në Evropë, refugjatët nuk hyjnë këtu nëse nuk kontrollohet në mënyrë të detajuar aktiviteti i tyre. Por nuk duhet të harrojmë se çfarë janë shumica e këtyre refugjatëve: Gra, fëmijë, jetimë, të mbijetuar nga torturat”.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të pezualluar pranimin e refugjatëve sirianë. Senati nuk do ta marrë në shqyrtim këtë çështje për të paktën edhe një javë tjetër dhe ngjarje në shumë pjesë të botës mund të ushtrojnë ndikim për këtë temë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG