Lidhje

Amerikanët e rrëmbyer në Korenë e Veriut flasin për CNN


Tre shtetas amerikanë, të ndaluar nga autoritetet në Korenë e Veriut, janë lejuar të japin intervista të shkurtra për rrjetin televiziv CNN. Ekipi i rrjetit CNN po zhvillonte një turne me leje qeveritare sot, kur papritur u futën të shoqëruar nga autoritetet në një furgon dhe i dërguan në një vend të panjohur për intervistën e paplanifikuar.

CNN-i thotë se Kenneth Bae, Matthew Miller dhe Jeffrey Fowle kishin nga pesë minuta për të folur me gazetarin Will Ripley.

I ndaluari Bae, i cili po vuan dënimin me 15 vjet burgim, tha se punon tetë orë në ditë, gjashtë ditë të javës në një kamp pune dhe po trajtohet në mënyrë humane.

Gjatë intervistës, i ndaluari Miller u lut për ndihmë nga qeveria amerikane. Ai tha se nuk është nxjerrë ende para gjykatës dhe nuk e di se çfarë akuzash do të ngrihen kundër tij deri në ditën kur të dalë në gjyq.

Fowle, një turist amerikan, i ndaluar për thyerjen e një ligji të paspecifikuar, tha se nuk ka ankesa për mënyrën si e trajtojnë.

XS
SM
MD
LG