Lidhje

SHBA ndajnë shqetësimin e Izraelit për Iranin

  • Dan Robinson

SHBA ndajnë shqetësimin e Izraelit për Iranin

SHBA ndajnë shqetësimin e Izraelit për Iranin

Vizita tre ditore e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Tom Donilon në Izrael ndodhi mes shtimit të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit, përfshi spekullimet e medias rreth mundësisë së një sulmi parandalues nga ana e Izraelit dhe një deklerate nga udhëheqësit amerikanë dhe evropianë që kërkojnë më shumë kohë për një zgjidhje diplomatike.

Zoti Donilon u takua me kryeministrin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak dhe homologun izraelit gjeneralin Yaakov Admiror si dhe me shefin e shtabit të forcave izraelite Benny Gantz.

Deklerata e Shtëpisë së Bardhë theksoi konsultime të ngushta amerikano-izraelite, duke thënë se bisedimet e zotit Donilon trajtuan një gamë të plotë çështjesh të sigurisë të interesit të përbashkët dhe theksoi angazhimin e patundur amerikan ndaj sigurisë së Izraelit.

Të martën, sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u pyet rreth njoftimeve të medias izraelite dhe të tjera të cilat thonë se zoti Donilon dërgoi një meazh specifik në Izrael se duhet më shumë kohë për të lejuar përpjekjet për një zgjidhje diplomatike.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, tha ai, ndajnë të njëjtin objektiv, të parandalimit të Iranit që të shtjerë në dorë armë bërthamore, duke shtuar se qasja e presidentit Obama për intesifikimin e sanksioneve e ka lënë Iranin më të izoluar dhe ekonominë e tij të goditur rëndë.

Problemi qendron tek sjellja e Iranit, tha zëdhënësi Carney, duke përsëritur çfarë ka thënë zoti Obama lidhur me kohën për zgjidhgje diplomatike.

“Ka kohë dhe hapësirë që diplomacia të funksionojë, për sanksionet efikase që të sjellin ndryshime në sjelljen e Iranit, një marrëveshje nga Irani që të zbatojë detyrimet, të përfshihet në negociata dhe të zgjidhë këtë çështje në rrugë paqësore. Siç kemi thënë edhe më parë, ne nuk përjashtojmë ndonjë alternativë.”

Media izraelite njofton se gjatë vizitës së tij, zoti Donilon u kërkoi udhëheqësve izraelitë që të mos ndërmarrin një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe të lejojnë më shumë kohë për sanksionet ndërkombëtare që të veprojnë.

Gazeta The Jerusalem Post citoi Ministrin izraelit të Mbrojtjes Ehud Barak të ketë thënë se, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë vende sovrane, secila prej tyre përgjegjëse për analizat përfundimtare lidhur me vendimet që marrin për veten dhe për të ardhmen e tyre.

Kryeministri Netanyahy do të takohet me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë me 5 mars. Të dy udhëheqësit pritet të flasin para grupit më të madh pro-izraelit në Shtetet e Bashkuara, fjalime këto që do të vëzhgohen nga afër mes shqetësimeve globale rreth tensionit Izraelito-Iranian.

XS
SM
MD
LG