Lidhje

SHBA, thatësirë e paparë në shumë shtete


Departamenti i Bujqësisë ka deklaruar gjendjen e fatkeqësisë natyrore në disa zona

Zyrtarët amerikanë thonë se më tepër se gjysma e pjesës kontinentale të Shteteve të Bashkuara po përjeton një thatësirë, me shtrirjen më të madhe në 56 vjet.

Departamenti i Bujqësisë ka deklaruar gjendjen e fatkeqësisë natyrore në disa zona të 26 shteteve të vendit.

Metereologët parashikojnë se këtë javë nuk do të ketë shira dhe temperaturat përcëlluese do të kenë ulje të papërfillshme në zonat me fusha të mbjella me misër e sojë në mbarë pjesën qendrore të vendit.

Misri, që në këtë kohë arrin një shtat njeriu, këtë vit arrin vetëm në gjysmën e lartësisë, ndërsa një pjesë e bimëve të sojës e ka ndaluar rritjen.

Vapa e madhe po ndikon edhe tek fermat blegtorale në pjesë të tjera të vendit, të cilat përdorin si ushqim për bagëtinë misrin dhe barin e thatë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG