Lidhje

Pakistani arreston një agjent të FBI-së


Zyrtarët pakistanezë thonë se një amerikan është arrestuar në qytetin port të Karaçit, pas një kontrolli në aeroport.

Zyrtari i lartë i policisë Rao Anwar tha për Zërin e Amerikës dje se amerikani u ndalua të hënën pasi autoritetet në aeroportin e Karaçit zbuluan se ai kishte 15 plumba dhe tre thika me vete. Autoritetet thanë se ai kishte në plan të udhëtonte drejt Islamabadit.

Zoti Anwar tha “amerikani nuk paraqiti dokumenta ligjorë që dëshmojnë se është i autorizuar të ketë me vete plumba”. Ai shtoi se kompiuteri i të ndaluarit dhe zotërime të tjera po analizoheshin një ekip hetimor.

Ambasada amerikane në Islamabad nuk pranoi të konfirmonte identitetin e personit, por zëdhënësja Meghan Gregonis tha për Zërin e Amerikës se ambasada “është në dieni të situatës dhe po bashkëpunon me autoritetet pakistaneze për të zgjidhur çështjen”.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki e konfirmoi ndalimin e shtetasit amerikan. Ajo nuk dha identitetin e personit, por tha se ishte agjent i FBI-së “me mision të përkohëshëm për të ofruar ndihmë për misionin diplomatik amerikan”.
XS
SM
MD
LG