Lidhje

Një numër i vogël amerikanësh të pasur mund t’i japin formë garës presidenciale

  • Zëri Amerikës

Një numër i vogël amerikanësh të pasur mund t’i japin formë garës presidenciale

Një numër i vogël amerikanësh të pasur mund t’i japin formë garës presidenciale

Shifrat e reja të publikuara tregojnë se ndryshimet e fundit në ligjin amerikan të fushatave presidenciale kanë bërë që një numër i vogël amerikanësh të pasur mund t’i japin formë garës presidenciale duke përdorur “komisionet apo super paktet e fushatave” për të grumbulluar dhjetra mijëra dollarë.

Që nga vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2010 këto komisione apo pakte lejohen të grumbullojnë dhe shpenzojnë shuma të pakufizuara parash për fushatat politike, për sa kohë që shpenzimet nuk koordinohen me asnjë nga kandidatët.

Mbrëmë këto komisione dhanë shifra të shumave që kanë grumbulluar dhe shpenzuar. Grupi që mbështet republikanin në krye të garës, Mitt Romney ka grumbulluar gati 18 milionë dollarë në periudhën korrik – dhjetor. Grupi pro- Romney ka shpenzuar më shumë se 17 milionë dollarë deri tani. Shumica e financimeve vijnë nga një grup i vogël donatorësh të pasur, katër prej të cilëve kanë dhuruar nga 1 milion dollarë secili.

Ndërkohë grupi që mbështet rivalin e Romneyt, Newt Gingrich ka grumbulluar mbi 12 milionë dollarë – ku përfshihet një donacion prej 10 milionë dollarësh në janar nga një manjat kazinosh në las Vegas. Grupi ka shpenzuar ndërkohë 9 milionë dollarë.

Grupi që mbështet Mitt Romney-n ka grumbulluar më shumë fonde sesa grupi që mbështet presidentin demokrat Barak Obama, i cili grumbulloi mbi 4 milionë dollarë vitin e kaluar.

Kandidatët po grumbullojnë gjithashtu fonde përmes kontributeve tradicionale, por qytetarët privatë nuk mund të dhurojnë më shumë se 2 mijë e 500 dollarë që mund të shpenzohen nën kontrollin e drejtpërdrejt të fushatës së kandidatit.

XS
SM
MD
LG