Lidhje

Amerikanët festojnë sot Ditën e Falenderimeve

  • Zëri Amerikës

Amerikanët festojnë sot Ditën e Falenderimeve

Amerikanët festojnë sot Ditën e Falenderimeve

Amerikanët festojnë sot Ditën e Falenderimeve – një traditë shekullore e të korrurave.

Java e festës së falenderimeve është një nga më të ngarkuarat e vitit për udhëtimet, ndërsa amerikanët shkojnë për të vizituar familjet dhe miqtë dhe ndajnë së bashku darkën e festës.

Presidenti Obama dha një mesazh me rastin e kësaj feste sot, duke u bërë thirrje amerikanëve që përballen me kohë të vështira ekonomike të kenë besim tek aftësia e vendit për t’i përballuar këto sfida.

Në një mesazh të regjistruar ai tha se problemet e vendit nuk u zhvilluan në një ditë dhe nuk duan një ditë të zgjidhen. Presidenti inkurajoi qytetarët amerikanë të kujtojnë ushtarët që shërbejnë jashtë vendit dhe falenderoi ata njerëz që bënë punë vullnetare gjatë festës.

XS
SM
MD
LG