Lidhje

Amerikanët të zemëruar nga rritja e çmimeve të karburantit

  • Michael Bowman

Ngritja e çmimit të karburantit javët e fundit në Shtetet e Bashkuara ka zemëruar motoristët dhe ka shqetësuar ekonomistët se kjo mund të dëmtojë rimëkëmbjen e dobët ekonomike. Çmimet e paqëndrueshme të karburantit kanë ofruar gjithashtu arsenal politik për zgjedhjet e këtij viti.

Gjatë muajve të fundit, çmimi i benzinës është ngrit 20 përqind ose më shumë në disa pjesë të vendit, duke zbrazur xhepat e shoferëve ndërkohë që ata furnizojnë makinat e tyre.

Shitësit e benzinës, si Juan Diaz në Majami, i cili koston e lartë të karburantit e përcjellë tek konsumatorët, e kuptojnë këtë shqetësim.

“Njerëzit ankohen gjatë gjithë kohës. Këto para vijnë drejtpërdrejt nga ekonomia për të mbushur makinën me benzinë”.

Spekuluesit në bursë kanë vënë baste se çmimi i karburantit do të rritet për shkak të tensioneve rreth Iranit, si një prej vendeve kryesore prodhuese të naftës, si dhe për shkak të rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane që për pasojë do të sjellë ngritjen e kërkesës për energji. Prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara është rritur, por aftësia rafineruese nuk është shtuar.

Republikanët kanë fajësuar Presidentin Barak Obama, i cili ka kufizuar shpimet e reja për naftë dhe ka refuzuar ndërtimin e një tubacioni nafte nga Kanadaja. Udhëheqësi i pakicës në senat, Mitch McConnell thotë:

“Kemi arritur në pikën kur çmimet e benzinës janë 100 për qind më të larta se sa në kohën kur presidenti ka ardhur në pushtet. Amerika është vend i pasur me energji. Ka ardhur koha që ne të eksplorojmë burimet tona”.

Presidenti ka akuzuar kundërshtarët e tij se në këtë vit zgjedhjesh ata po përdorin çështjen e naftës për përfitime politike.

“Shpimet e reja nuk janë zgjidhja për uljes e çmimit të benzinës.”

Presidenti Obama vazhdon të promovojë një ekonomi që mbështetet te karburantet dhe burimet alternative të energjisë.

“Ne kemi nevojë për një strategji të qëndrueshme që përfshinë të gjitha alternativat dhe burimet amerikane të energjisë si nafta, gazi, era, energjia diellore, energjia bërthamore, biokarburet dhe burime tjera. Duhet të zhvillojmë teknologji që mundësojnë përdorim më të pakët të benzinës në makinat tona”.

Por jo të gjithë po ankohen për rritjen e çmimeve të karburantit. Pikëshitjet e makinave hibride po shënojnë rritje.

“Ishte një javë e mirë për ne, pothuaj dyfishuam dhe trefishuam shitjet e makinave gjatë pesë ditëve të fundit”.

Për gjithë të tjerët, ky është një realiteti i hidhur. Çmimet e karburanteve mund të ngriten edhe më tej në muajt e ardhshëm, gjatë sezonit të pushimeve verore.

XS
SM
MD
LG