Lidhje

Amerikanë votojnë, anketat parashikojnë fitore të republikanëve


Amerikanë votojnë, anketat parashikojnë fitore të republikanëve
Amerikanë votojnë, anketat parashikojnë fitore të republikanëve

Amerikanët po votojnë sot në zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat mund të ndryshojnë raportin e forcave në Kongres dhe mund të mos e lejojnë Presidentin Obama të verë në jetë programin e tij.

Anketat parashikojnë që partia republikane të fitojë të paktën të 39 vendet që u duhen për të marrë kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe disa vende në Senat por mund të mos marrin shumicën në Senat.

Një numër ligjvënësish veteranë të partisë së zotit Obama, siç është udhëheqësi i shumicës demokrate të Senatit, Harry Reid, përballen me kandidatë të fortë të mbështetur nga lëvizja Tea Party, të cilët janë për ulje taksash dhe shkurtime në shpenzimet qeveritare.

Sipas disa analistëve, votuesit mendojnë se qeveria është tepër e madhe dhe ekonomia në gjendje tepër të keqe. Ata ia hedhin fajin administratës Obama se u përqendrua më shumë se duhej te kujdesi shëndetësor.

Një ndryshim i balancës në Kongres mund të ketë ndikim edhe në çështjet e politikës së jashtëme amerikane.

Presidenti Obama ka thënë se do të tërheqë forcat nga Afganistani deri nga mesi i vitit të ardhshëm nëse e lejon situata. Mirëpo analistët thonë se nëse republikanët marrin kontrollin në Kongres, kjo mund të çojë në mbështetje më të madhe për luftën në Afganistan dhe mund të krijojë konflikt me planet e demokratëve për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG