Lidhje

Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve


Amerikanët po festojnë sot Ditën e Falenderimeve, duke u mvledhur me familjen në një festë me darka të pasura, vizita familjare dhe ulje çmimesh në dyqane.

Kjo ditë i kushtohet mirënjohjes, shpesh në festa familjare organizuar përreth darkës tradicionale të gjelit të detit dhe një numër pjatash të tjera garniture dhe ëmbëlsirash.
Dita para Falenderimeve konsiderohet më e ngarkuara për udhëtim në Shtetet e Bashkuara. 43 milionë vetë priteshin të përshkonin distanca prej 80 kilometrash dhe më shumë këtë javë. Por stuhitë dimërore po shkaktojnë vonesa në rrugë dhe shtyrje fluturimesh.

Dje Presidenti Barack Obama dhe familja e tij vazhduan me një traditë të përvitshme duke bërë punë vullnetare në një shoqatë në Uashington që përgatit ushqime për familjet në nevojë. Po ashtu në traditën e vendosur prej dekadash, ai u fali jetën dy gjelave të detit,

Gojëdhënat na tregojnë se Dita e parë e Falenderimeve u shënua në 1621, kur kolonët e parë u mblodhën për të shprehur falenderime për të korrat e mbara pas një dimri të ashpër.

Më se një shekull më pas, në 1789, Presidenti i parë amerikan George Washington nxori një deklaratë për Ditën e Falenderimeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG