Lidhje

Amerikanët festojnë sot Ditën e Kolombit

  • Zëri Amerikës

Amerikanët festojnë sot Ditën e Kolombit

Amerikanët festojnë sot Ditën e Kolombit

Amerikanët po festojnë sot Ditën e Kolombit. Kjo është një ditë feste federale që bie të hënën e dytë të muajit tetor dhe shënon përvjetorin e arritjes së Kristofor Kolombit në kontinentin amerikan.

Kolombi, një shpikës Italian që lundronte me anije spanjolle udhëhoqi katër ekspedita nepër Botën e Re, por kurrë nuk ia arriti qëllimit të tij kryesor e kjo ishte për të gjetur një rrugë oqeanike nga Perëndimi për të shkuar në Azi. Por Kolombi hyri në një epokë të re në historinë botërore duke I hapur rrugën eksplorimit të Amerikës.

Dita e Kolombit është bërë festë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971. Zakonisht shënohet nga punonjësit e Bankave, zyrat qeveritare shtetërore, shërbimet postale dhe Agjencitë Federale. Tregjet e akcioneve sot janë të mbylluara, por shumë biznese dhe shkëmbime stoqesh mbetën të hapura.

XS
SM
MD
LG