Lidhje

Amesty International kritikoi Rumaninë për dëbimin e popullsisë Roma


Amesty International kritikoi Rumaninë për dëbimin e popullsisë Roma
Amesty International kritikoi Rumaninë për dëbimin e popullsisë Roma

Grupi i të drejtave të njeriut, Amesty International kritikoi Rumaninë për dëbimin me forcë të popullsisë së pakicës Roma.

Në një raport të lëshuar sot, Amnesty International thotë se familjet roma janë dëbuar nga vendet ku jetojnë pasi ligjet e Rumanisë janë kundër tyre.

Ekspertja e Amnesaty International Barbora Cernusakova tha se kjo ka çuar në një ndarje de fakto të popullsisë roma nga pjesa tjetër e popullsisë, duke bërë që ajo të jetojë në kushte që janë jashtë standarteve.

Grupi i të drejtave të njeriut thotë se ka siguruar dokumente ku në disa raste komunitetet roma janë dëbuar me forcë, edhe prej vendeve ku jetonin prej vitesh, dhe janë vendosur në kushte strehimi që Amnesty International i quan “çnjëzore”.

Ekspertja Cernusakova thotë se mungesa e theksuar e tolerancës dhe paragjykimet që ekzistojnë për popullsinë roma, të kombinuara edhe me mungesën e ligjeve për strehim të përshtatshëm, i lejojnë zyrtarët ta diskriminojnë hapur popullsinë roma.

XS
SM
MD
LG