Lidhje

AI: Protestat tregojnë se liria e shprehjes është në zemër të të drejtave të njeriut


AI: Protestat tregojnë se liria e shprehjes është në zemër të të drejtave të njeriut
AI: Protestat tregojnë se liria e shprehjes është në zemër të të drejtave të njeriut

Në raportin e ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, botuar sot, Amnesty International thekson se kryengritjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore tregojnë se liria e shprehjes gjendet në zemër të të drejtave të njeriut. Organizata vlerëson lart rolin e medias sociale për ndihmën në institucionalizim e asaj që e quan sfida më e madhe kundër regjimeve shtypëse që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Në raportin e ri të publikuar sot, grupi paralajmëron se diktatorët mund të përdorin të njëjtat burime sociale për të shtypur revoltat.

Raporti i Amnesty International për të drejtat e njeriut në botë, thotë se përpjekjet e qeverive për të bllokuar qasjen në internet dhe lidhjet me telefona celularë shkaktuan efekt të kundërt në shumë vende, përfshi Tunizinë, ku protestat masive antiqeveritare çuan në largimin e presidentit.

Mesazhi kryesor nga raporti vjetor i Amnesty International është se gjatë 12 muajve të fundit është parë një revolucion virtual për të drejtat e njeriut. Kemi parë lindjen e forcës së popullit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe në të gjithë botën. Por situata është ende e paqartë. Ndërkohë që popujt nnë Egjipt dhe Tunizi kanë frymëzuar vendet e tjera në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Libia dhe Yemeni me qeveri shtypëse - po ashtu kanë frymëzuar qeveritë e tjera të bëhen më brutale. Bota duhet të mbështesë njerëzit që janë aktivë në revolucion. Mesazhi ynë kryesor është se fuqia e popullit të do të fitojë.

Megjithatë, Amnesty International thotë se qeveritë po përpiqen të gjejnë mënyra për të përdorur teknologjinë që ofron media sociale kundër aktivistëve. Aty theksohen rastet në vende si Egjipti dhe Siria kur komentatorët në internet janë arrestuar.

Amnesty International i ka kërkuar Kongresit amerikan që të mbështesë reformat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore duke miratuar buxhetin e plotë të presidentit Barak Obama për çështjet ndërkombëtare për fitin e ardhshëm financiar.

XS
SM
MD
LG