Lidhje

AI, thirrje për hetimin e veprimeve izraelite


Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka bërë thirrje për një proces hetimor lidhur me veprimet e ushtrisë izraelite gjatë luftës 50 ditëshe kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Në një raport të publikuar sot, Amesty International thotë se Izraeli ndërmori sulme të papara ndaj ndërtesave të banuara, duke shkaktuar dëme dhe viktima në masë alarmante.

Ministria e Jashtme e Izraelit e hodhi poshtë raportin, duke e cilësuar tejet të njëanshëm dhe të mangët në analizën e kontekstit. Izraeli thotë se nuk do të ofrojë prova lidhur me akuzat për krime të kryera nga ushtria e tij, pasi sipas Ministrisë së Jashtme, raporti nuk merr në shqyrtim krimet e kryera nga Hamasi dhe taktikat e këtij grupi që ka përdorur popullatën palestineze si mburoja njerëzore, apo sulmet ndaj zonave me popullatë civile.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG