Lidhje

Amnesty International kritikon policinë e Kosovës për "forcë të tepruar"


Amnesty International kritikon policinë e Kosovës për "forcë të tepruar"
Amnesty International kritikon policinë e Kosovës për "forcë të tepruar"

Organizata Amnesty International ka kritikuar atë që e cilëson si forcë e tepruar e përdorur nga policia e Kosovës kundër protestuesve në dy demonstratat e 14 janarit.

Në një deklaratë për shtyp, organizata thekson se policia kishte përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhe pompat e ujit në kushte të temperaturave nën zero. Organizata nënvizon karakterin paqësor të protestës. Amnesty International përshkruan në deklaratë rrethanat e precipitimit të situatës. Policia u kishte dhënë urdhër protestuesve të largoheshin dhe më pas kishte ndërhyrë për t’i shpërndarë, duke rezultuar në plagosjen e dhjetëra vetëve dy prej të cilëve anëtarë të Vetvendosjes të cilët sipas njoftimeve ishin rrahur nga forcat e rendit, pas arrestimit.

Amnesty International ndalet edhe tek incidentet në protestën pranë pikëkalimit Dheu i Bardhë, ku demonstruesit kishin raportuar se ishin qëlluar me këmbë dhe ishin shkelur nga policia.

Në analizën e saj, organizata thekson se sipas raporteve të medias, incidentet filluan pasi policia kishte ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit.

Amnesty International vazhdon më tej se standardet ndërkombëtare kërkojnë që niveli i forcës së ushtruar të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjet e vendit dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat theksojnë se “në shpërndarjen e grumbullimeve të paligjshme, por paqësore, policia duhet të shmangë përdorimin e dhunës, ose kur e sheh të pazbatueshme, të përdorë forcë në minimumin e nevojshëm”.

XS
SM
MD
LG