Lidhje

AI, shqetësim për të drejtat e romëve


Amnesty International shprehu sot shqetësimin për shkeljen e mundshme të të drejtave të familjeve rome për të siguruar jetesën, shkaktuar nga autoritetet lokale në Tiranë që ia kanë ndaluar grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme.

Që kur ky rregull hyri në fuqi në qershor e deri në fund të korrikut, të paktën 92 persona kishin marrë gjoba për mbledhjen e mbeturinave të riciklueshme nga policia bashkiake e Tiranës, që po ashtu konfiskoi mjtetet e tyre, automjetet dhe mbeturinat që kishin mbledhur, thuhet në një njoftim të organizatës për të drejtat e njeriut.

Amnesty International e konsideron veprimin e policisë një diskriminim të pajustifikuar kundër Romëve, pasi kjo masë prek kryesisht këtë grup popullsie, meqenëse asnjë grup apo individ nuk siguron jetesën përmes grumbullimit të mbeturinave të ricikluara.

Sipas autoriteteve kjo masë është marrë për shkak të ankesave nga banorët për papastërtitë dhe erën e keqe. Policia bashkiake i ka arsyetura veprimet e veta duke thënë se i ka ndërmarrë për të mbrojtur mjedisin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG