Lidhje

Amnesty International: Trajtimi i të ndaluarve në Siri, krim kundër njerëzimit

  • Zëri Amerikës

Ndërsa përpjeket diplomatike për t’i dhënë fund dhunës në Siri vazhdojnë, një grup ndërkombëtar i të drejtave të njeriut thotë se të arrestuarit gjatë trazirave kundër presidentit Bashar al Assad, janë torturuar.

Amnesty International thotë se trajtimi i të ndaluarve në Siri, hyn në krime kundër njerëzimit. Organizata publikoi sot një raport, bazuar në intervistat e 21 sirianëve të cilët thonë se ndaj tyre janë ushtruar tortura në qendrat e ndalimit, përpara se ata të largoheshin për në Jordani.

Raporti publikohet ndërsa i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara e Lidhjes Arabe thotë se qeveria e Bashar al Assadit i është përgjigjur propozimit të tij për t’i dhënë fund krizës por ka ende çështje të pasqaruara.

Një zëdhënës i Kofi Annait tha se ish kreu i OKB-së është duke kërkuar sqarime për propozimin që zoti Anan i bëri Damaskut gjatë fundjavës së kaluar. Siria iu përgjigj propozimit të tij ditën e djeshme.

XS
SM
MD
LG