Lidhje

AI, thirrje Trumpit t’i përkushtohet të drejtave të njeriut


Organizata “Amnesty International” i bëri thirrje Donald Trump-it t’i përkushtohet çështjes së të drejtave të njeriut.

Organizata tha të mërkurën, se megjithëse e kishte kritikuar më parë “retorikën helmuese” të zotit Trump gjatë fushatës, presidenti i zgjedhur duhet të jetë i përkushtuar ndaj detyrimeve të Shteteve të Bashkuara për respektimin e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.”

“Presidenti i zgjedhur Trump duhet të përkushtohet ndaj mbrojtes së të drejtave të njeriut pa diskriminim”, tha drejtorja ekzekutive e organizatës përmes një deklarate.

Gjatë fushatës së tij thuajse dy-vjeçare, zoti Trump u zotua se do të ngrinte një mur në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe se do të përpiqej ta detyronte Meksikon të paguante për murin, për të penguar imigracionin e paligjshëm në SHBA. Ai gjithashtu bëri thirrje për të mos i lejuar imigrantët myslimanë të hyjnë në vend.

“Kjo retorikë nuk mund dhe nuk duhet të bëhet politikë e qeverisë amerikane. Komentet ksenofobike, seksiste dhe me urrejtje që ka bërë zoti Trump gjatë fushatës nuk kanë vend në qeveri”, thuhet në deklaratën e organizatës “Amnesty International”.

XS
SM
MD
LG