Lidhje

Analistët diskutojnë rreth reaktorëve bërthamorë të Egjiptit


Analistët diskutojnë rreth reaktorëve bërthamorë të Egjiptit
Analistët diskutojnë rreth reaktorëve bërthamorë të Egjiptit

Egjipti ka dy reaktorë bërthamorë për kërkime, të vendosura në Inshas, pranë Kairos. Ato përdoren për synime paqësore, si kërkime mjekësore dhe eksperimente për energjinë bërthamore. Por analistët thonë se Egjipti u përpoq të siguronte armë bërthamore në vitin 1960. Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, James Russell, tani professor në Shkollën pasuniversitare të marinës amerikane në Monterey të Kalifornisë, thotë se interesi i Kajros për ndërtimin e një kapaciteti bërthamor, apo të një programi bërthamor për synime paqësore mori fund gjatë presidencës së Gamal Abdel Naserit.

“Naseri e kuptoi koston e madhe financiare që do të kishte ndërtimi i një programi bërthamor, si dhe kostot politike që do t’i sillte ai Egjiptit. Kështu që të gjitha projektet për këtë program u anuluan pas luftës 6 ditore të vitit 1967. Pastaj, në vitin 1968, Egjipti nënshkroi Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Dhe që nga ajo kohë, qeveria e Sadatit e ratifikoi këtë traktat në shkurt të vitit 1981. Një vit më vonë, më 1982, qeveria egjiptiane nënshkroi një marrëveshje për sigurinë bërthamore, me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.”

Analisti Mark Ficpatrik i Insitutit të Studimeve Strategjike Ndëkombëtare të Londrës, thotë se Egjipti nuk ka teknologjinë moderne që mund të përdoret për prodhimin e materialeve të ndashme bërthamore.

“Megjithatë, çështja se Egjipti ka kryer disa eksperimente bërthamore për ndarjen e plutonimit, një aktivitet për të cilin ata nuk e njoftuan Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore, sipas marrëveshjes për sigurinë bërthamore, mbetet e paqartë. Më vonë u mor vesht se agjencia kreu një hetim lidhur me këtë çështje dhe pjesa më e madhe e saj u sqarua, por mbeten disa pikëpyetje. Kohët e fundit, Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore gjeti disa pjesëza uraniumi dhe besoj se ata po vazhdojnë të hetojnë burimin e tyre. Përfundimet nuk janë bërë të njohura në raportin e Agjencisë, pra mbeten ende disa paqartësi lidhur me programin bërthamor të Egjiptit. Nuk them se ata përpiqen të ndërtojnë armë bërthamore, por di që ata kanë marrë veprime, të cilat nuk kanë qenë në përputhje me rregullat.”

Analisti Ficpatrik thotë se ekepserimentet me plutonium janë kryer gjatë dy dekadave të fundit dhe u bënë të njohura publikisht 6-7 vjet më parë. Faktet lidhur me gjetjen e materialeve të pasura me uranium u bënë të njohura për mediat gjatë dy vjetëve të fundit.

Në një tjetër çështje, disa analistë, përfshirë James Russell, thonë se ka patur njoftime se egjiptianët në vitet 1980 kanë ndihmuar Irakun me kërkimet për armë kimike.

“Po ashtu është thënë, se egjiptianët janë përfshirë në ndërtimin e një uzine bërthamore, që mund të prodhonte material për municion bërthamor. Por përsëri, nuk mendoj se ka ndonjë vlerësim që të tregojë që egjiptianët janë përfshirë në kërkime, apo që të kenë interes për ndërtimin e armëve bërthamore.”

Analisti Russell thotë se Egjipti nuk ka bazën e nevojshme industriale në sektorin e industriesë kimike për të ndërtuar armë kimike.

RUSSELL ACT

“E vërteta e kësaj çështjeje është se thuajse të gjitha vendet e botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, kanë arritur në përfundimin se armët kimike nuk janë shumë të përdorshme në ushtri, pra kemi të bëjmë me një teknologji që ka përdorim të kufizuar në fushën ushtarake.”

Një numër ekspertësh kanë vënë në pikëpyetje çështjen në se qeveria që do t’i zerë vendin asaj të Presidentit Mubarak mund të rishqyrtojë politikat lidhur me armët e shkatërrimit në masë. Ja si shprehet për këtë çështje analisti James Russell:

“Kostoja e sigurimit të armëve kimike dhe bërthamore për Egjiptin do të ishte tepër e madhe. Prandaj, cilado qoftë qeveria e re e Egjiptit, ajo do ta ketë parasysh këtë kosto. Mendoj se qeveria e re nuk do të ketë prirjen për t’i rishqyrtuar politikat e mëparshme në këtë fushë.”

Analistët thonë se duke patur parasysh rolin udhëheqës të Kairos në Lindjen e Mesme, është e nevojshme që Egjipti të mos ketë armë të shkatërrimit në masë, për të garantuar qëndrueshmërinë në atë pjesë të botës.

XS
SM
MD
LG