Lidhje

Analistët diskutojnë shkëmbimin e agjentëve mes Amerikës dhe Rusisë

  • Gary Thomas

Njëherë e një kohë, shkembimi i spiunëve të Bashkimit Sovjetik dhe atyre Perëndimorë zhvillohej përmes një ecje tejet të tensionuar përgjatë urës Gliencicke që ndante Perëndimin dhe Berlinin lindor.

Tashmë, Bashkimi Sovjetik nuk egziton më dhe Berlini është një qytet i tërë në Gjermaninë e bashkuar. Por sikurse thotë historiani Walter Wark me Universtitetin e Torontos, shkembimi i fundit tregon se kjo metodë nuk është vjetëruar.

Kemi tendenca të harrojmë që spiunazhi vazhdon si zakonisht dhe herët apo vonë do të ketë raste për shkëmbim spiunësh. Por ky fakt ka dalë nga mendja e publikut dhe kjo është e veçanta e ngjarjes. Nuk është se duhet të ndodhë, por me rreziqet që përballemi në shekullin e 21-të, ne e kemi harruar spiunazhin.

Shkëmbimi i spiunëve bëhet për shumë arsye, thonë analistët. Një përfitim, thotë historiani Wark, është se u mundëson qeverive demokratike të menjanojnë një gjyq të hapur nga ku mund të dalin sekrete.

Nxjerrja e spiunëve në gjyq është një çështje shumë e veshtirë, sepse që ta bësh ketë në menyrë të suksesshme, duhet të ekspozosh burimet e informacioneve dhe metodat në seanca gjyqësore të hapura për publikun. Kështu që është e veshtirë të zhvillosh procese gjyqësore ndaj spiunëve, vetëm në të kundërtën kur pranohet faji, çdarë nuk ndodh gjithmonë.

Por shkembimet janë edhe më të rendësishme për agjencitë e zbulimit. Analisti për sigurinë Fred Burton i firmës private të zbulimeve Stratfor thotë se shkembimet e spiunëve sherbejnë për rekrutimin e një agjenti brenda një qeverie të huaj, duke i mbushur mendjen agejntit të mundëshëm se ai apo ajo nuk do të lihen pas nëse zbulohen.

Nëse je oficer zbulimi për CIA-n dhe mundohesh të rekrutosh agjentë kundër Rusisë, njerëzit do të mendojnë nëse ja vlen të kalosh përmes këtij shtegu ? Ata shtrojnë pyetje se çfarë garancishë kam që CIA amerikane apo sherbimi britanik i sigurisë nuk po më gënjejnë? Ndaj ky është një sinjal shumë i fuqishëm se agjencitë perëndimore të zbulimit do të bëjnë të pamundurën që të tërheqin nëse ke rënë në grackë.

Por analistët thonë se ka patur disa aspekte të kapjes së rrjetit rus të spiunazhit dhe shkembimit që kanë qënë të pazakonshme. Shumica e shekmbimeve kanë ndodhur shumë kohë pas kapjes dhe dënimit dhe pas negociatave të gjata. Përshembull, shkembimi i vitit 1962 ndërmjet Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik i pilotit të avionit të rrezuar të zbulimit Francis Gary Powers dhe agjentit të fshehtë sovjetik, Rudolf Abel u zhvillua në urën Glienicke dy vite pasi aeroplani i Powers u qëllua nga një raketë sovjetike dhe pesë vite pasi Abel ishte arrestuar në Nju Jork.

Por shkembimi i fundit i 10 agjentëve rusë për katër siç thuhet spiunë të Perëndimit ndodhi në më pak se dy javë pas njoftimit të arrestimit të tyre.

Një tjetër gjë është se asnjë nga të arrestuarit nuk u akuzua për veprimtari spiunazhi. Ndaj tyre u ngritën akuza shumë më të lehta për agjentë të parregjistruar të një fuqie të huaj. Ata dolën në gjyq, pranuan fajin dhe u derguan në Vienë për shkembim dhe u nisën drejt vendit të tyre.

Fred Burton me firmën Stratfor thotë se duket se diçka e ka detyruar FBI-në që të veprojnë shumë shpejt, para se ti kapin spiunët me preshë në duar.

Ajo që nxiti këto zhvillime ende nuk është bërë e njohur. Kam parë mjaft nga këto raste dhe kam marrë pjesë në shumë prej tyre dhe e di se si vepron FBI. Kjo ka të bëjë me diçka më të madhe dhe unë nuk e di se çfarë është ajo. Ne ende se dimë se për çfarë bëhet fjalë.

Zoti Burton thotë se mund të jetë rasti kur një spiun tjetër i njoftoi rusët, ose informata të reja erdhën nga një agjent tjetër apo flitet për një aspekt tjetër të situatës që qeveria mundohet të fshehë. Por cilado qoftë arsyeja, ata po tregohen shumë të fshehtë në trajtimin e rregullave të operacionit të lojës së spiunazhit.

XS
SM
MD
LG