Lidhje

Analistët parashikojnë fitore për republikanët në zgjedhjet e 2 nëntorit

  • Xhim Mallon

Analistët parashikojnë fitore për republikanët në zgjedhjet e 2 nëntorit

Analistët parashikojnë fitore për republikanët në zgjedhjet e 2 nëntorit

Ekspertët politikë thonë se të gjitha shenjat tregojnë se Partia Republikane do të shënojë fitore të konsiderueshme në zgjedhjet e Kongresit më 2 nëntor. Sondazhet më të fundit të opinionit publik, fushatat e fondeve dhe analistët parashikojnë që republikanët të marrin përsëri në dorë Kongesin që humbën në zgjedhjet e dhjetorit 2006. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhim Mallon na sjell hollësi për ditët e fundit të fushatës së këtij viti.

Anketat tregojnë se republikanët po i drejtohen zgjedhjeve të së martës në pozita të forta. Por kjo nuk e ka penguar Presidentin Barak Obama t’u bëjë thirrje zgjedhësve edhe në momentin e fundit për të mbështetur kandidatët demokratë. Zoti Obama u paraqit në programin televiziv "The Daily Show" me Xhon Stjuart, një program komik televiziv që ndiqet shumë nga të rinjtë. Ai mbrojti arritjet e administratës së tij gjatë dy vjetëve të parë në Shtëpinë e Bardhë.

"Parashikimi është se ne nuk fitojmë 100 përqind atë që duam, por 90 përqind. Le të përqendrohemi në 10 përqindëshin që na mungon”.

Por udhëheqësit republikanë thonë se energjia dhe avantazhi politik janë në anën e tyre këtë vit, ashtu siç ishte me demokratët në 2006 dhe 2008. Majkëll Still, Kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, parashikon.

"Për mendimin tim do të shikojmë një valë të pashmebullt më parë ditën e zgjedhjeve që do të jetë e papritur për shumë njerëz”.

Demokratët këmbëngulin se po ngushtojnë atë që e quajnë “disnivel entuziazmit” me republikanët duke u bërë thirrje zgjedhësve të rinj të dalin për të votuar.

Shumë ekspertë politikë parashikojnë se republikanët do të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por nuk do të arrijnë të fitojnë shumicën në Senat. Atyre u duhet të fitojnë 39 vende për të patur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 10 vende për të fituar shumicën në Senat.

Sipas një ankete të kohëve të fundit të gazetës The New York Times dhe kanalit televiziv CBS News, mbështetja për Presidentin Obama dhe për demokratët ka rënë mes disa prej grupeve më të rëndësishme të votuesve që i ndihmuan ata të fitonin zgjedhjet në 2008-ën, përfshirë gratë, votuesit e pavarur dhe amerikanët më pak të pasur.

Opinioni i publikut se ekonomia kombëtare është e dobët përbën problemin kryesor të demokratëve këtë vit. Tomas Man, studjues në Institutin Brookings me bazë në Uashington, ishte një nga të ftuarit e kohëve të fundit në programin e Zërit të Amerikës "Press Conference, USA”.

"A po shkojnë gjërat më mirë apo jo? Për momentin, ata mendojnë se gjërat nuk po shkojnë mirë, me siguri jo aq shpejt sa të lehtësojnë gjendjen ekonomike. Prandaj dhe mbështetja për presidentin ka rënë dhe demokratët kanë probleme serioze”.


Duke u ndodhur përballë një klime politike të vështirë kombëtare, demokratët po përpiqen ta përqendrojnë vemendjen e votuesve tek kandidatë të veçantë republikanë, për të cilët thonë se qendrojnë në ekstreme, veçanërisht disa që mbështeten nga lëvizja konservatore dhe liberale, Tea Party. Nejthën Gonzalez ndjek garat për në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat për fletoren The Rothenberg Political Report, një botim i pavarur politik.

"Beteja përfundimtare e këtyre zgjedhjeve, për mendimin tim është nëse do të kemi një referendum apo zgjedhje. Demokratët po përpiqen t’i lokalizojnë zgjedhjet në gjithë vendin”.

Më shumë se 30 shtete ofrojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme dhe miliona amerikanë kanë votuar. Fushata e këtij viti ka qënë një nga më të kushtueshmet që mbahen mend. Grupet e pavarura monitoruese llogarisin se rreth katër miliardë dollarë do të jenë shpenzuar nga kandidatët, partitë dhe grupet e mbledhjes së fondeve deri në përfundim të zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG