Lidhje

Analisti Fatos Lubonja uron Zërin e Amerikës

  • Zëri Amerikës

Nëqoftë se do t’i bëja me dy fjalë, si të thuash, një historik, me aq sa ç’e kam njohur unë, si e kam përjetuar unë, do ta ndaja në disa faza. Është një fazë, po themi e panjohur, ajo periudha kur ishte regjimi komunist i fortë, kur Zëri i Amerikës dëgjohej dhe nuk dëgjohej, nuk dëgjohej me një fjalë, edhe pse ekzistonte kishte pak dëgjues për shkaqe që dihen. Pastaj vjen periudha e lavdishme e viteve ’90 kur u bë, si të thuash, tribunë kryesore për të përshpejtuar ndryshimet, rënien e komunizmit dhe mori një rëndësi të jashtëzakonshme duke pasur parasysh edhe mungesën e mediave, tribunave të tjera mediatike në atë kohë.

Është një fazë pas rënies së komunizmit në periudhën e parë që mendoj, ruajti inercinë e atij angazhimi politik për rënien e komunizmit dhe nuk kuptoi disa fenomene që po ndodhnin në Shqipëri, pra pati një mbështetje të tepruar, një anësi të terpruar ndaj disa proçeseve që nuk ishin aq demokratike në Shqipëri, me Sali Berishën në periudhën e parë dhe pastaj vjen periudha tjetër ku do të thoja se hyn periudha e prozës së Zërit të Amerikës ku bëhet shumë profesional, por ndërkaq ka kompeticionin e madh përsa i përket impaktit në opinionit publik, të mediave të shumta në Shqipëri dhe për fat të keq, do të thoja unë, këto media të shumta shqiptare janë tejet të instrumentalizuara, Zëri i Amerikës është mjaft objektiv, por ka pak hapësira dhe jo vetëm Zëri i Amerikës por do të thoja që në përgjithësi gjithë ato instrumenta që në një farë mënyre, demokratike, shoqëri civile që u tentuan të implementohen në vitet ’90, me situatën që është krijuar në Shqipëri kanë humbur zërin përpara fuqisë së madhe të parasë dhe të mediave shpesh herë të instrumentalizuara të stilit berluskonian, do të thoja, dhe në qoftë se unë do të kisha një dëshirë, do të kisha një dëshirë që Zëri i Amerikës të mbetej një tribunë objektive, të ishte më me impakt, por është gjithmonë një ndeshje që më duket ende e vështirë për momentin. Pra duhet të normalizohet Shqipëria.

Pra Zëri i Amerikës është një shembull më shumë se sa një fuqi që ka impakt, siç ka pasur impakt në kohën e vet të lavdishme do të thoja unë në Shqipëri. Por është një shembull profesionalizmi dhe në këtë kuptim është gjithnjë një pikë referimi.

XS
SM
MD
LG