Lidhje

Analistët komentojnë për raportin e TI për Shqipërinë


Studiuesit e jetës politike në Shqipëri u shprehën sot se, përballë korrupsionit të përhapur në të gjithë nivelet e administratës, reforma në sistemin e drejtësisë nuk do të sjellë rezultate aq të shpejta sa pret opinioni publik.

Analistët pohuan se qytetarët presin një përmirësim të shpejtë të gjendjes, por pastrimi i gjyqësorit dhe de-kriminalizimi nuk do të jenë aspak një punë e lehtë. Sipas tyre, ndihma e ndërkombëtarëve është e domosdoshme në këtë proces.

Korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, që janë përhapur në të gjtiha nivelet e administratën shtetërore, i ka shtyrë edhe studiuesit e jetës politike të Shqipërisë të dyshojnë nëse reformimi sistemit gjyqësor do të përmirësojë së shpejti diçka në këtë sektor.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, thotë se pritshmëria e madhe e publikutt ndaj kësaj reforme është lidhur edhe me shpresat që rezultatet do të jenë të shpejta, por frytet e kësaj reforme nuk pritet të jenë të afërta në kohë.

Studimi më i fundit i organizatës Transparency International për gjendjen e institucioneve shqiptare po ndiqet me vëmendje nga organizatat dhe institutet vendase.

Zef Preçi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, thotë se qytetarët presin që reforma në drejtësi të japë frytet e saj pa vonesa dhe rezultatet e shpejta lidhen drejtpërdrejt me ecurinë e integrimit europian sa edhe me përmirësimin e jetesës brenda vendit.

Përfundimet e studimit të TIA ndoshta nuk janë në kohë për të ndihmuar reformën e drejtësisë, pohojnë studiuesit, por ato vijnë në kohën e duhur dhe janë në shërbim të reformës zgjedhore, e cila, edhe ajo ka në thelb anti-korrupsionin dhe dekriminalizimin.

Abuzimi me pushtetin nga ana e partive poltike, thotë zoti Krasniqi, vjen sepse partitë nuk deklarojnë burimin e parave të fushatave të tyre.

Organizata Transparency International theksoi në studimin e saj se Shqipëria mbetet e pambrojtur nga korrupsionit për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë së institucioneve kontrolluese.

Studiuesit janë të shqetësuar se Shqipëria nuk i plotëson kërkesat e Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit dhe kjo pengon integrimin e vendit në BE.

Sipas studiuesve të pavarur, institucionet kryesore në luftën kundër korrupsionit si prokuroria, gjykata etj. janë nën trysninë e politikës dhe kjo dëmton afësinë e tyre për të parandaluar korrupsionin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG