Lidhje

Anders Breivik dënohet me 21 vjet burgim


Anders Breivik
Anders Breivik

Anders Breivik u dënua për vrasjen e 77 personave me 22 korrik 2011 në dy sulme me bomba dhe armë zjarri

Një gjykatë në Norvegji e shpalli pa probleme mendore Anders Behring Breivik, personi që kreu korrikun e kaluar dy sulme, duke vrarë 77 njerëz. Vendimi i gjykatës u bazua mbi një komision që bëri vlerësimin e tij:

Bazuar në vendimin e sotëm, Breivik dënohet me 21 vjet burg, një dënim që mund të shtohet, për sa kohë që ai konsideroihet si njeri i rrezikshëm. Prokurorët kishin kërkuar që ta nxirrnin Breivikun me të meta mendore, në mënyrë që ai të dërgohej në një spital të specializuar për këtë sëmundje. Disa njerëz jashtë gjykatës nuk u çuditën aspak me vendimin dhe të tjerë parashikojnë probleme të mëtejshme.

“Ne jemi mësuar me reagimet e tij, nuk mendoj se njerëzit do të mendohen gjatë për këtë. Njerëzit e donin këtë vendim dhe ai do të na japë ne mundësinë që në një farë mënyre ta heqim qafe atë për një farë kohe, gjatë periudhës që ai do të jetë në burg.”

“Deri tani, mendoj se ky vendim është një zhvillim pozitiv, por shumë gjëra do të ndodhin kur ai të jetë në burg, ka një numër të madh njerëzizh që mendojnë si ai dhe ky është një problem.”

Avokati mbrojtës i Breivikut thotë se klienti i tij nuk do ta apelojë vendimin e dënimit me burg. Breivik pranoi se kishte kryer vrasjet që ndodhën gjatë dy sulmeve prej tij, një me bombë dhe një tjetër me armë ndaj një ndërtese qeveritare në Oslo dhe në një kampi politik rinie.

Ai tha se donte të tregonte me veprimin e tij kundërshtimin ndaj një shoqërie shumëkulturëshe në Norvegji dhe fenomenit që ai e sheh si pushtim të Evropës nga myslimanët.
XS
SM
MD
LG